Mbappe ‘nënshkruan’ finalen e Championsit

Futboll

Mbappe ‘nënshkruan’ finalen e Championsit

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 11:05
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ka një skuadër të preferuar për të luajtur kundër saj në finalen e mundshme në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain ka thënë se do të dëshironte një duel me Juventusin dhe Cristiano Ronaldon.

“Do të nënshkruaja për një finale PSG-Juventus”, deklaroi Mbappe.

“Juventus ka qenë ekip i fortë edhe para ardhjes së Ronaldos, kjo e dëshmon edhe me finalet e Ligës së Kampionëve”, u shpreh sulmuesi francez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat