Sterling kërkon rritje page për të nënshkruar kontratën e re me Cityn

Futboll

Sterling kërkon rritje page për të nënshkruar kontratën e re me Cityn

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 14:10
Raheem Sterling

Sulmuesi anglez nuk është i kënaqur me rrogën që merr aktualisht te kampionët e Premier Ligës.

Pep Guardiola e ka bërë të qartë se e do në ekip Raheem Sterling, ndërkohë që sulmuesi i Anglisë dhe Manchester Cityt është nën kontratë deri në verën e vitit 2020.

Tek City kërkojnë të rinovojnë me të, ndërkohë që nga ana tjetër vetë sulmuesi dëshiron të marrë një rritje page që tani.

“The Times” raporton se Sterling dëshiron një rritje prej 100 mijë funtesh në javë, që do ta bënte atë, lojtarin e gjashtë më të paguar në Premier Ligë. Momentalisht futbollisti 23-vjeçar përfiton 175 mijë funte në javë.

Palët janë në bisedime për kontratën e re dhe mbetet për t’u parë se si do të shkojnë ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat