Shaqiri: Trajneri e di pse më ka marrë

Futboll

Shaqiri: Trajneri e di pse më ka marrë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 16:31
Shaqiri i ka dërguar mesazh trajnerit

Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri i ka dërguar mesazh trajnerit, Jurgen Klopp. Ai ka thënë se dëshiron më shumë minuta.

“Natyrisht se dua të luaj sepse nuk kam ardhur këtu për pushime, por që të luaj dhe të ndihmoj skuadrën”, u shpreh ai.

“Trajneri e di pse më ka marrë. Kam kualitete të luaj dhe të jem pjesë e rëndësishme e këtij ekipi. Na presin shumë ndeshje para dhe mendoj se është momenti”, shtoi Shaqiri.

Xherdani foli edhe për takimin e nesërm me Tottenhamin, që do të zhvillohet nga ora 13:30.

“Nuk kanë bërë ndonjë transferim të madh, por ata luajnë që një kohë së bashku dhe e njohin shumë mirë njëri-tjetrin, kjo është një përparësi e madhe”, tha Shaqa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat