Adili beson në fitore kundër Teteksit

Futboll

Adili beson në fitore kundër Teteksit

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 14 shtator 2018 Në ora: 18:35
Adili beson në fitore kundër Teteksit

Murat Adili beson në fitore kundër Teteksit, të shtunën, në Kërcovë, në kuadrin e javës së katër të Ligës së dytë-perëndim. 
Sulmuesi i Vëllazërimit ka pohuar se do të jap maksiumin për klubin e zemrës në mënyrë që të shënojnë fitore.

“Sigurishtë unë si sulmues i Vëllazërimit jam shumë optimist dhe besoj në fitore. Uroj që kundër Teteksit fati të jetë në anën tonë. Si gjithmonë do të jap maksimumin për klubin e zemrës dhe nuk dyshoj as në cilësinë dhe përgatitjen e ekipit, shpresoj në fitore”, tha Murat Adili.

Liga e dytë, java e 4-t
(E shtunë, ora 15:30)

Pelister-Struga TL
Gostivari-Gobleni
Vëllazërimi-Teteks
Korabi-Skopje

E diel, ora 15:30
Llabunishta-Genc Kalemler

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat