Moura: Ka ardhur koha që të fitojmë trofe

Futboll

Moura: Ka ardhur koha që të fitojmë trofe

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 10:25
Lucas Moura

Sulmuesi i Tottenham Lucas Moura ka thënë se klubi duhet ta kishte përfunduar thatësirën 10-vjeçare pa trofe, por insiston se situata për të fituar diçka këtë sezon është e favorshme.

Moura ka shkëlqyer në ndeshjet e para të sezonit dhe beson se klubi e ka hak një trofe dhe ai është i vendosur për ta fituar.

“Trofeu mungon,” shprehet Moura për ESPN. “Infrastruktura dhe lojtarët janë. Duhet të fitojmë një trofe për tifozët.

“Është objektivi im këtë sezon dhe unë besoj se do t’ia arrijmë. Stadiumi? Nuk jemi të zhgënjyer, por po presim me padurim të njohim stadiumin e ri.

“Nga se kemi parë nëpër foto, do të jetë shumë modern dhe i madh.

“Por nuk do të ndërhyj me përgatitjet për ndeshjen e Liverpool, as në mentalitetin dhe fokusin tonë. Ne jemi adaptuar në Wembley, dhe është kthyer në shtëpinë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat