Fillon spektakli i Media Ligës në futboll

Futboll

Fillon spektakli i Media Ligës në futboll

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 10:31
Media Liga

Mbrëmë ka filluar sezoni i ri në Media Ligë, ku po marrin pjesë 16 media kosovare, e ku spektakli u pa qysh në ditën e parë që nuk do të mungojë.

Ndeshje, interesante, luftarake, derbi, gola dhe gjithcka tjetër u pa mbrëmë në tetë ndeshjet e luajtuara.

Media Liga u hap me ndeshjen në mes të Infokusit dhe D+, ku fitore arritën të shënoni skuadra e Infokusit me rezultatë 13:7, në të mirë të tyre.

ImageImage

Ndërkohë derbi i kësaj jave u luajt mes skuadrës së Telegrafit dhe MediWorks, ku ky derbi nuk dha fitues dhe skuadrat u ndan baraz me rezultat 4:4.

Ndeshja e tretë u zhvillua në mes të Gazetës Blic dhe Klan Kosovës, ku skuadra e Klan Kosova arriti një fitore më të lehtë se sa e kanë menduar me rezultat 0:13, por në fund gjithcka ishte korrekte dhe lojtarët uruan njëri tjeterin për lojën tejet dinamike të zhvilluar.

Image

Ndeshja tjetër tejet interesante ishte ajo në mes te InfoKosova & PrishitnaPost dhe Gazetës Epoka e Re. Në këtë ndeshje rezultati në fund ishte i barabartë, por vlen të theksohet se deri pak para fundit skuadra e InfoKosova & PrishtinaPost ishte në epërsi, por në minutat  e fundit Epoka e Re arriti të barazojë rezultatin dhe ndeshja u mbyll me rezultatë të barabarta 6:6.

 

Image

KosovaPress edhe pse shumë me veshtirësi arriti të mposhtë skuadrën tejet mirë të organizuar të OraInfo-s. OraInfo kaloi e para ne epërsi por në fund të ndeshjes KosovaPress arriti të shënoj dy herë për rezultatin përfundimtar 1:2.

Image

Ndeshja tjetër e cila u zhvillua ishte ajo në mes të Dukagjinit dhe Kallxo.com, ku skuadra e Dukagjinit arriti të shënoj fitore në fund me rezultat 7:2.

Java e parë nuk mbaroi me kaq, në plan ishin të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera në total 8 ndeshje dhe ashtu ndodhi.

Ekipi i Gazetës Metro në derbin tjetër të javës të zhvilluar kundër Gazetës Zëri me rezultat 6:4. Ndeshja ishte tejet dinamike nga të dy palët, por ja që në fund fituesi doli të jetë ekipi i Gazetës Metro.

Image

Java e parë u mbyll me ndeshjen ndërmjet  Lajmi.net RTK-së dhe, ku skuadra e Lajmi.net triumfoi me rezultat 4:1.

Image

Shih rezultatet dhe tabelën.

Image

Ky spekaktël nuk do të ishte i mundur edhe pa dy sponsorët e Ligës të cilët janë; Ujë Rugove dhe Givova Kosova.

Në javën e ardhshme do të ketë ndeshjet tejet interesante të cilat do të luhen me datën 21.09.2018.

Këto janë çiftet për javën e ardhshme:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat