Luiano Spalleti ka thënë se skuadra e tij vuajti nga presioni dhe tensioni ndaj Parmas, të cilën ndeshje e humbi me rezultatin 1-0 në shtëpi, mirëpo ka thënë se prekja me dorë e Federico Dimarcos ishte e qartë.
Klubi nga Milano, ka tentuar vazhdimisht gjatë ndeshjes, mirëpo pa sukses, derisa erdhi supergoli i Dimarcos nga distanca, që e la të shtangur Samir Handanovicin.
“Tentuam që t’i bëjmë disa plane, mirëpo ato ndryshuan”, ka thënë Luaciano Spalletti.
“Është e qartë, Interi në dy ndeshjet e luajtur në San Siro përpara kësaj turme i ka pasuar dy humbje, dhe kjo e bënë më të vështirë për të gjetur ndonjë arsye. Ne duhet të bëjmë më shumë”.
“Unë tani e shoh videon, dhe ajo me të vërtetë ka qenë prekje me dorë”.
Interi ka pësuar humbje nga Sassuolo dhe Parma, ka barazuar 2-2 ndaj Torinos dhe ka fituar vetëm ndaj Bolognas.