Historike në Premier League! Liverpool e Chelsea, 5 fitore në 5 ndeshjet e para

Futboll

Historike në Premier League! Liverpool e Chelsea, 5 fitore në 5 ndeshjet e para

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 11:54
Chelsea

Liverpooli dhe Chelsea janë futur në historinë e kampionatit elitar anglez, Premier League, pasi kanë fituar që të pesta ndeshjet e para të sezonit të ri.

Të dy klubet shënuan rekordin perfekt prej 4 fitoresh në 4 ndeshje përpara pushimit, që pa të zbrisnin në fushat e blerta ekipet kombëtare për Ligën e Kombeve, e më pas ruajtën të njëjtin ritëm triumfator edhe me rikthimin e kampionateve, duke shënuar të shtunën fitoret e pesta respektive.

“Të kuqtë” fituan 2-1 në “Wembley” kundër Tottenhamit, ndërsa “blutë” e Londrës të drejtuar nga Maurizio Sarri përmbysën disavantazhin për të siguruar fitoren 4-1 ndaj Cardiffit në “Stamford Bridge”, falë një trigolëshi të Eden Hazard.

Edhe ekipi i Watfordit ka marrë 12 pikë në 4 ndeshjet e para, por fatkeqësisht për ta, “Hornets” humbën ndeshjen e parë të këtij sezoni përballë Manchester United, me “djajtë e kuq” që fituan 2-1.

Chelsea udhëheq klasifikimin përkundrejt ekipit të Jurgen Klopp për shkak të golavarazhit, ndërsa do të ndeshen me West Hamin javën e ardhshme.

Liverpooli, ndërkohë, do të ketë mundësi të marrin kreun e renditjes kur të presin Southamptonin në “Anfield”, të shtunën e ardhshme, por më parë të dyja klubeve do t’u duhet të impenjohen në Europë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat