Shala shënon, Erfurti bindshëm

Futboll

Shala shënon, Erfurti bindshëm

Nga: K. Goca Më: 16 shtator 2018 Në ora: 15:38
Shala shënon, Erfurti bindshëm

Sulmuesi nga Kosova, Andis Shala, me ekipin e Erfurtit, i shkaktuan debakël me rezultat 5:0 Rathenowit, në ndeshjen e javës së 8-të të Ligës së katërt verilindore në Gjermani.

Shala luajti titullar, tregoi angazhim të madh dhe shënoi në minutën e 35-të për rezultatin 2:0.

Golat i shënuan: Jovanoviq (9’, 46’ e 48’), Shala (35’) dhe Geurts (74’). Erfurt ngjitet në vend të pestë me 14 pikë, ka dhjetë me pak se lideri Chemnitzer, kurse Rathenow renditet në pozitën e 17-të me 4 sosh. Ndryshe, Andisi është djali i ish futbollistit të mirënjohur Kujtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat