Ajeti shënon dy gola, Kololli një në Kupën e Zvicrës

Futboll

Ajeti shënon dy gola, Kololli një në Kupën e Zvicrës

Nga: K. G. Më: 16 shtator 2018 Në ora: 16:36
Ajeti shënon dy gola, Kololli një në Kupën e Zvicrës

Baseli pa ndonjë vështirësi e mundi me rezultat 7:2 skuadrën mikpritëse, Echallens. Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti kontribuoi me dy gola të shënuara në minutën e 52-të dhe në atë të 53-tën. Në takimin tjetër, Zurich si mysafirë e mundi me 4:2 Breitenrain-in. Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, realizoi në minutën e 23-të dhe e ndihmoi Zurich-un drejt fitores. Baseli dhe Zurich janë kualifikuar në të tetën e finales së Kupës së Zvicrës. Dy skuadra që nuk e kishin të vështirë të sigurojnë biletën për më tutje dhe synojnë finalen e madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat