Ronaldo e shikon për herë të parë si president klubin e tij

Futboll

Ronaldo e shikon për herë të parë si president klubin e tij

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 21:58
Ronaldo

Ronaldo Nazario, presidenti i ri i Real Valladolidit, ishte i pranishëm në tribunat e “Estadio Jose Zorrilla” për ta parë ndeshjen e klubit të tij kundër Alavesit të dielën.

Sulmuesi legjendar u bë aksionari kryesori i Valladolidit pasi e bleu 51 për qind të aksioneve të klubit ditë më parë.

Ronaldo, 42-vjeçar, qe i pranishëm në stadium duke mos dashur ta humbasë ndeshjen e parë të ekipit të tij që prej ardhjes në krye të klubit.

Fatkeqësisht për të, Valladolidi u mposht nga Alavesi 1-0, teksa Ronaldo e shikoi tërë takimin dhe i përshëndeti tifozët dhe tjetër me buzëqeshje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat