Griezmann: Jam në një nivel me Messin e Ronaldon

Futboll

Griezmann: Jam në një nivel me Messin e Ronaldon

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 13:54
Lionel Messi, Antoine Griezmann dhe Crisitano Ronaldo

Reprezentuesi francez shpreson ta fitojë Topin e Artë.

Antoine Griezmann u la jashtë listës së tre lojtarëve më të mirë për çmimin e FIFA-s për futbollistin më të mirë të vitit.

Por ai shpreson se mund t’ia dalë ta fitojë Topin e Artë, çmim që sipas tij është më i rëndësishmi për një futbollist.

Griezmann gjithashtu beson që tanimë është në një nivel me dy lojtarët më të mirë të botës, Lionel Messi dhe Crisitano Ronaldo.

“Mendoj se Topi i Artë ka më shumë prestigj dhe histori”, ka thënë Griezmann për gazetën AS.

“Është e qartë që unë jam lojtar ndryshe nga Ronaldo, Messi, Neymar apo Mbappe. Jam në majë por duhet ende të përmirësohem”.

“Dua të jem futbollist i kompletuar. Nuk them se do të realizoj 50 gola, por dua të ndihmoj në sulm dhe të punoj për ekipin”.

“Besoj se tashmë jam në një nivel me Messin dhe Cristianon dhe e di se edhe lojtarë të tjerë do të vijnë në këto nivele shumë shpejt”, ka përfunduar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat