Milan apo Juventus? Maldini jep përgjigjen që nuk e prisnin kuqezinjtë

Futboll

Milan apo Juventus? Maldini jep përgjigjen që nuk e prisnin kuqezinjtë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 13:56
Paolo Maldini

Legjenda e Milanit, Paolo Maldini ka thënë se Milani nuk mund të krahasohet me Juventusin, pasi sipas tij “Rossonerët” janë ende larg rrugës për ta fituar titullin e Serie A-së.

Maldini u emëruar si drejtor strategjik i Milanit, pas në krye erdhën pronarët e rinj, Elliott.

“Ky është një projekt serioz, ne dëshirojmë ta dërgojmë Milanin në nivelin ku e meriton”, tha ai pas ndeshjes.

“Duhet të kujdesemi për mentalitetin, ka lojtarë të rinj, të cilët nuk janë të vetëdijshëm për aftësitë e tyre që i kanë. Dialogu i tyre me ne drejtorët është i rëndësishëm për ta2.

“Juventusi? Të bëhemi serioz, ne jemi ende larg për ta arritur formën e tyre. Ne jemi duke synuar top katër vendet e ligës dhe për të bërë mirë në Evropa Ligë”.

“Projektet janë të rëndësishme, por nuk mund ta krahasoni ende Milanin me Juventusin”.

Pa barazimit të mbrëmshëm mes Cagliarit dhe Milanit, 1-1, Gattuso dhe Maldini mendojnë se Milani ka ende punë për të bërë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat