Pa Ronaldon jemi skuadër, të shkarkohet komisioni që zgjedh golat e vitit

Futboll

Pa Ronaldon jemi skuadër, të shkarkohet komisioni që zgjedh golat e vitit

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 15:23
Gareth Bale

Ylli i Real Madridit ka pritur që goli i tij në finale të Ligës së Kampionëve të ishte në mesin e më të mirëve.

Gareth Bale mund të konsiderohet pa dyshim një nga liderët e Real Madridit, pas largimit të Cristiano Ronaldos. Uellsiani foli në një intervistë për golin e mrekullueshëm, të shënuar në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit në Kiev, si dhe ndjesitë për atë ndeshje, ku pati rolin e protagonistit kryesor.

Ai foli për epokën post-Ronaldo në Madrid dhe beson që pa portugezin skuadra është më e bashkuar.

“Cristiano është një lojtar i madh, por pa të jemi më shumë skuadër, nuk punojmë të gjithë në funksion të një lojtari të vetëm”.

Më pas ai kritikoi UEFA-n që nuk e përfshiu golin e tij në listën e më të bukurit për këtë vit.

“Do të doja të dija se kush ishte në komisionin që vendosi për tre golat më të mirë, dua të përjashtohen”.

“Nuk e di nëse goli im ishte më i bukur se ai i Ronaldos me Juven, nuk më takon ta them”, ka theksuar uellsiani.

Reali të mërkurën nisë mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve dhe në Bernabeu do të ndeshet me Romën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat