Prishtina-Gjilani, sfidë që zgjon interesim të madh

Futboll

Prishtina-Gjilani, sfidë që zgjon interesim të madh

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 16:27
Prishtina-Gjilani, sfidë që zgjon interesim të madh

Prishtina dhe Gjilani do të takohen në kuadër të ndeshjes së mbetur të javës së parë të Ipko Superligës. Ndeshja zhvillohet të mërkurën më 19 shtator në stadiumin e Prishtinës nga ora 18:00.

Bardhekaltrit janë pa humbje në 13 ndeshje kampionale rresht, në fakt Prishtina me kryetrajnerin Josa nga 32 ndeshje kampionale ka pësuar vetëm 4 humbje.

Ndeshja e mbetur me Gjilanin do të jetë rast i mirë që skuadra të rikthehet nga dy barazime të papritura dhe t’ju rikthehet ritmit të fitoreve. Por, për këtë, duhet edhe ndihma maksimale e adhuruesve tanë. Thjesht, stadiumi ynë është shndërruar në arenë motivimi maksimal për skuadrat mysafire. Andaj, ekipi do të ketë nevojë për mbështetje maksimale të sa më shumë adhuruesve bardhekaltër.

Çmimi i biletave nuk do të ndryshoj nga ndeshja me Ferizajn dhe do të jetë nga 2 euro në Lindje dhe Veri (për mysafir), 3 në perëndim dhe 5 euro VIP.

Ndërsa ndeshja me Gjilanin do të jetë e 40-ta pas luftës. Gjilani kundër Prishtinës nga viti 1999 e ka vetëm 1 fitore kampionale (1:0 më 2016/17) dhe 1 për Kupë (1:0, 2002/03, por ishin eliminuar) dhe 1 për Superkupë (4:1, 1999/00).

Në 3 ndeshjet e edicionit të kaluar, Prishtina kishte arritur 2 fitore si vendase me rezultat të njëjtë 2:1, ndërsa në Gjilan ishte mbyllur baras pa gola.

Kurse në klasifikim nga 4 ndeshje, Prishtina renditet e 4-ta me 8 pikë (2-2-0, 4:1), ndërsa Gjilani e 5-ta me 7 pikë (2-1-1, 5:5). Prishtina me fitore eventuale do të dilte 2-ta me 11 pikë sa ka edhe Feronikeli dhe 2 pikë më pak se lideri Flamurtari me 13 pikë, bëhet e ditur nga FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat