Fytyrat e reja te Reali ende nuk e kanë treguar se sa vlejnë

Futboll

Fytyrat e reja te Reali ende nuk e kanë treguar se sa vlejnë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 17:59
Fytyrat e reja te Reali ende nuk e kanë treguar se sa vlejnë

Fytyrat e reja të ardhura te Reali ende nuk e kanë treguar se sa vlejnë. Pas 5 ndeshjeve zyrtare, tri nga katër përforcimet e ekipit, Odriozola, Vinicius dhe Mariano deri më tani nuk kanë luajtur asnjë minutë.

Të tre i kanë kushtuar “galaktikëve” 97 milionë euro. Vetëm blerja tjetër, Courtois titullar në dy takimet e fundit të kampionatit ka justifikuar shpenzimet. Rasti që befason më shumë është ai i Mariano-s. Trajneri Julen Lopetegui kërkoi një “9” gjatë gjithë verës dhe më në fund erdhi lojtari i formuar në ekipet zinxhir të Realit, por i shitur te Lyon-i.

Trajnerit i duhej një zëvendësues për Karim Benzema-në dhe një sulmues me karakteristika të ndryshme na francezi për takimet që do të vijnë në këtë sezon. Në “San Mamés” ishte një mundësi e mirë për ta parë atë, por tekniku i madrilenëve e harroi që atë.

Pas takimit, tekniku u justifikua me faktin se Bale kishte nevojë për t’u zëvendësuar e prandaj ai hodhi në fushë më shumë energji dhe më së miri këtë do ta bënte Lucas Vazquez. Kurse rasti i dy futbollistëve të tjerë, Odriozola dhe Vinicius është i ndryshëm. Të dy janë investime për të ardhmen dhe ideja është që përgjegjësia mbi ta të rritet pak e nga pak.

Por ndoshta javët e ardhshme mund të sjellin mundësi edhe për ata. Dhe kjo sepse në vazhdim, do të ketë mjaft takime për Realin dhe trajneri Lopetegui do të ketë nevojë për të gjithë ekipin. Sepse ajo që tek ekipi madrilen duhet, është vetëm fitorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat