Tifozët sulmojnë “egoistin” e Liverpool, por Salah…

Futboll

Tifozët sulmojnë “egoistin” e Liverpool, por Salah…

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 20:06
Mohamed Salah dhe Jurgen Kloop

Mohamed Salah ka refuzuar t’i bashkohet mendimit të tifozëve që kanë akuzuar Sadio Mane për egoizëm të treguar në ndeshjen ndaj Tottenham.

Salah mendon se nuk ka rëndësi se kush shënon golat te Liverpool dhe zbulon se ai është shumë shok me Mane në dhomën e zhveshjes.

“Ne jemi miq, ne flasim shumë me njëri-tjetrin,” shprehet Salah për France Football kur pyetet për marrëdhënien e treshes së sulmit.

“Zakonisht, të tre ulemi pranë njëri-tjetrit në dhomën e zhveshjes kur mbarojnë ndeshjet.

“Kemi një solidaritet mes nesh pasi nuk na intereson se kush shënon më shumë ose kush shënon i pari.

“Të gjithë punojmë për një objektiv të vetëm, fitoren e Liverpool. Dhe siç e keni parë, të gjithë shënojmë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat