Salah: Mund ta fitojmë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve

Futboll

Salah: Mund ta fitojmë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 00:17
Mohamed Salah

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, beson që skuadra e tij mund të fitojë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve.

Egjiptiani është shumë optimist se “Reds” mund t’ia dalin në dy frontet.

Ish-sulmuesi i Romës i tha dy-tri fjalë edhe për ndeshjen me PSG-në në Champions.

“Sezonin e kaluar ne eliminuam Manchester City në çerekfinale, më pas Romën që kishte fituar ndaj Barcelonës. Ishin ndeshje të jashtëzakonshme në çdo raund. Ne luajtëm dhe triumfuam ndaj ekipeve që pretendonin të fitonin trofeun, duke ia dalë mbanë të shkonim në finale”, deklaroi Salah.

“Kështu që patjetër që po, ne mund t’ja dalim sërish. Jam i sigurtë që ne mund ta fitojmë. Madje mund t’i fitojmë të dyja, Champions League dhe Premier League. Nuk dua të ushtroj presion, por po, çdo gjë është e mundur”.

“PSG ka individë shumë të fortë dhe ekip shumë të mirë. Pres me padurim të luaj kundër atyre. Parashikoj një përballje shumë të pëlqyeshme dhe intense”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat