Milani rrëmben magjistarin e Arsenalit

Futboll

Milani rrëmben magjistarin e Arsenalit

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 11:46
Maldini-Leonardo dhe Ivan Gazidis

Pronarë të rinj, drejtues të rinj.

Milani ka hyrë në fazën e rilindjes, teksa mungonte vetëm “timonieri” i saj, që më në fund është zgjedhur. Pas presidentit Skaroni dhe dyshes drejtuese Maldini-Leonardo, fondi Elliott ka arritur të bindë edhe drejtuesin e Arsenalit, Ivan Gazidis, t’i bashkohet projektit kuqezi.

Në Angli nuk kanë asnjë dyshim.  Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”,  afrikanojugori do të lërë 99% topçinjtë për t’u emëruar administratori i deleguar i klubit kuqezi.

Aktualisht, CEO i Arsenalit përfitonte 3 milionë euro në sezon, teksa rroga e tij do të rritet edhe me 1 mln euro më shumë te Milani, pra duke shkuar 4 mln në total.

Aventura e tij në Londër nisi 10 vite më parë, teksa arriti të shumëfishonte arkëtimet e klubit.  Gazidis, së fundmi, zgjodhi edhe pasuesin e Arsen Wenger, Unay Emery.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat