Rekordmeni Casillas, 20 sezone radhazi në Ligën e Kampionëve

Futboll

Rekordmeni Casillas, 20 sezone radhazi në Ligën e Kampionëve

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 12:00
Iker Casillas

Portieri spanjoll do të luajë edhe këtë vit në kompeticionin më të madh të futbollit për klube.

Iker Casillas, do të nisë të martën sezonin e tij të 20-të radhazi në Ligën e Kampionëve, duke thyer rekordin e uellsianit Ryan Giggs, i cili kishte arritur të luante 19 sezone radhazi në Champions.

Spanjolli debutoi më 5 shtator 1999, me Real Madrid, në një ndeshje kundër Olympiakos, kur ishte vetëm 18 vjeç.

Me “Los Blancos” luajti 16 sezone radhazi, duke qenë pjesëmarrës në 152 ndeshje (90 fitore, 29 barazime dhe 33 humbje). Gjithashtu, fitoi tri Liga të Kampionëve (1999-2000, 2001-2002 dhe 2013-2014).

Me Porton ka luajtur në tri edicione të Ligës së Kampionëve, ndërsa nga sot do të nisë sezonin e tij të katërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat