Bartomeu: Largimi i Ronaldos e dobësoi La Ligan

Futboll

Bartomeu: Largimi i Ronaldos e dobësoi La Ligan

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 09:52
Josep Bartomeu

Presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu. ka thënë se largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi është negativ për La Ligën, ndërsa ka shtuar se Juventusi është nga kandidatët kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Ai ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ku ka folur për shumë çështje.

“Më vjen keq që La Liga ka humbur një yll, i dyti në dy vjet pas Neymar”.

“Është negative për futbollin tonë, dhe unë nuk jam i lumtur për faktin se Real mund të jetë më i dobët, sepse ne duam që të luhet më së miri dhe kjo është e vetmja mënyrë që mund të konkurrojmë me Ligën Premier”.

“Ronaldo nuk e përmirëson vetëm Juventusin, por të gjithë futbollin italian dhe për sa i përket Ligës së Kampionëve jam dakord me Lionel Messin se Juventusi, me Ronaldon, është një kandidat edhe më i fortë për të fituar”, ka thënë Bartomeu.

Ndërkohë, Bartomeu ka folur edhe për Video Assistant Referees (VAR) dhe përdorimin në Ligën e Kampionëve.

“Ne kemi qenë gjithmonë në favor të VAR dhe tifozët do të shohin rezultate më të drejta dhe gjyqtarët do të ndihmohen”.

“Por UEFA nuk e ka pranuar ende në Ligën e Kampionëve dhe kjo më ka zhgënjyer”, ka deklaruar Bartomeu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat