Shaqiri ka një mesazh për trajnerin gjerman

Futboll

Shaqiri ka një mesazh për trajnerin gjerman

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 12:59
Shaqiri ka një mesazh për trajnerin gjerman

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, anëtar i kombëtares së Zvicrës, aktualisht luan për Liverpoolin, shijoi pesë minutat e fundit kundër kamponit të Francës, PSG. Liverpooli shënoi fitore me rezultat 3:2 ndaj PSG-së, në ndeshjen e parë të grupit C të Champions League në futboll. Shaqiri ka një mesazh për trajnerin gjerman Jurgen Klopp.

“Kemi shumë ndeshje këtë vit. Kemi skuadër të fortë dhe konkurrenca në futboll është gjithmonë e pranishme.

Kanë ardhur gjithashtu lojtar të rinj, kështu që unë do të mundohem gjithmonë të punoj shumë në stërvitje dhe të bëj më të mirën në ndeshje kur të inkuadrohem, që t’ia bëj punën më të vështirë trajnerit”, ka thënë Shaqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat