Ku do të jetë e ardhmja e Thomas Vermaelenit?

Futboll

Ku do të jetë e ardhmja e Thomas Vermaelenit?

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 15:00
Ku do të jetë e ardhmja e Thomas Vermaelenit?

E ardhmja e Thomas Vermaelen pritet të jetë larg skuadrës së Barcelonës. Duke filluar nga qershori i vitit 2019, belgu do të jetë një futbollist i lirë, pasi drejtuesit “blaugrana” kanë vendosur të mos i rinovojnë kontratën mbrojtësit, e cilia i skadon pikërisht në përfundim të sezonit të ardhshëm. Vermaelen është pjesë e klubit katalan që nga 9 gushti i vitit 2014, kur u transferua nga Arsenali për shumën e 15 milionë paundëve. Gjithsesi, tani futbollisti dhe menaxherët e tij duhet të nisin punën për të gjetur një sistemim të ri për sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat