Pajaziti: Nuk e merituam humbjen

Futboll

Pajaziti: Nuk e merituam humbjen

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 12:41
FC Gjilani

Sadat Pajaziti, kryetrajner i Gjilanit, komenton humbjen me 1:0 nga Prishtina, në ndeshjen e mbetur të elitës së futbollit.

“Isha i kënaqur me pjesën e parë, ishim mirë, kishim posedimin e topit e cila është ajo që po dëshirojmë gjatë gjithë kohës dhe ku po mundohemi atë ta bëjmë. Dhe kam qenë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve e ku në përgjithësi kishim një Gjilan ndryshe nga tre ndeshjet e para pavarësisht humbjes që e bëmë.

Humbje nga një Prishtinë e cila është shumë e fortë, pavarësisht rezultateve që i ka pas dhe nuk është turp të mposhtesh nga Prishtina. Ndoshta nuk e merituam humbjen edhe pse Prishtina pati më shumë nga loja dhe e kërkoi më shumë fitoren, sepse ishin vendas dhe mbase në krizë të disa rezultateve”, tha Pajaziti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat