Sot do të zhvillohen tri super përballje në Superligë

Futboll

Sot do të zhvillohen tri super përballje në Superligë

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 10:00
Ilustrim

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Padyshim se ndeshjet e ditës së nesërme nuk duhet humbur e sidomos takimi Flamurtari – Feronikeli.

Pra në kryeqytet luajn pozita  e parë ndaj pozitës së dytë, ku vendasit e Flamurtarit synojnë pikët maksimale që i garanton ende qendrim në kryje të tabelës, kurse musafirët nga Drenasi vijn pas tri fitoreve me rradhë e ku synojn të vazhdojn këtë seri pozitive.

Takimi tjetër interesant pritet të zhvillohet edhe në “Përparim Thaqi” në Prizren. Liria si nikoqire e pret Llapin e polemikave të shumta këtë javë me trajnerin Bylbyl Sokoli.

Liria si çdo herë ‘forcen’ tregon në ndeshjet si vendase andaj nesër nuk pritet të dorëzohet lehtë ndaj llapjanëve, që padyshim janë favorit.

Kurse takimi i tretë zhvillohet në Kastriot, me ç’rast KEK-u si vendasë e pret Drenicën.

Drenicasit pritet të korrin fitore në këtë takim dhe enigëm mbetet vetëm qështja e golave se sa do jetë në favor të Drenicës.

Të gjitha takimet fillojn nga ora 15:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat