Skandal në futbollin shqiptar, arrestohet trajneri i Kombëtares Shqiptare

Futboll

Skandal në futbollin shqiptar, arrestohet trajneri i Kombëtares Shqiptare

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 11:20
Amir Grimaj

Policia e Shtetit ka marrë një operacion të gjerë së fundmi në qytetin e Shkodrës. Interesant është fakti që uniformat blu kanë prekur dhe fushën e sportit, pasi ndër të tjera janë vënë në pranga persona për “organizim të llotarive të palejuara”. Në prangat e Policisë ka rënë as më shumë e as më pak, por vetë trajneri i kombëtares së femrave të Shqipërisë, Amir Grimaj. Ky i fundit u arrestua në Shkodër.

Grima nuk ishte i vetmi që u arrestua në lidhje me këtë akuzë, pasi së bashku me të është arrestuar dhe portieri Fabiol Rexhepi. 26-vjeçari e mbylli sezonin e kaluar me ekipin e Tërbunit, ndërsa sivjet ka kaluar te Besëlidhja, por nuk ka luajtur ende asnjë takim. Në Shkodër u arrestua dhe Ismet Idrizi. Emri i tij njihet në qytetin verior si një ish-sportist, pasi ka luajtur dhe me Adën.

Arrestimi i trajnerit të kombëtares së femrave për organizim të llotarive të palejuara është një goditje e madhe dhe për këtë ekip, pasi po merrte rezultate të mira me trajnerin Grima. “Mbi të arrestuarit e grupit rëndojnë disa akuza, si organizimi i llotarive sportive të palejuara etj.”, – shkruhet në deklaratën e Policisë. Një moment delikat dhe për Federatën Shqiptare të Futbollit që mund të marrë vendimin për shkarkimin e trajnerit Grima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat