Liverpool me Shaqirin në ndjekje të fitores së 6 radhazi në Premierligë ndaj Southampton

Futboll

Liverpool me Shaqirin në ndjekje të fitores së 6 radhazi në Premierligë ndaj Southampton

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 15:17
Xherdan Shaqiri dhe Silva

Liverpool do të kërkojë ta ruajë rekordin e qind për qind në këtë fillim të sezonit të ri të Premierligës, duke e fituar edhe ndeshjen e gjashtë ndaj Southamptonit sot në “Anfield”.

Shqiptari Xherdan Shaqiri luan për herë të parë si titullar për skuadrën e Kloppit.

Në fakt, skuadra e Jurgen Kloppit e mundi edhe Paris Saint-Germainin në mesjavë në Ligën e Kampionëve, që nënkupton se të kuqtë i kanë fituar të gjitha shtatë ndeshjet e para radhazi.

Liverpooli do të jetë nikoqir i Southamptonit në “Anfield” në një ndeshje që nis në orën 16:00.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Liverpool:

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat