Griezmann: Zgjova gruan në orën 3 të mëngjesit për të folur...

Futboll

Griezmann: Zgjova gruan në orën 3 të mëngjesit për të folur...

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 15:58
Griezmann

Antoine Griezmann premton të udhëheqë Atletico Madrid në luftën për titullin kampion pasi ka bërë vendimin më të vështirë të karrierës duke refuzuar Barcelona-n.

Francezi u përfol për një transferim 100 milion euro në Camp Nou por lajmëroi qëndrimin e tij në kryeqytet gjatë një dokumentari.

“Siç e kam thënë edhe më parë, më treguan dashuri,” shprehet ai për Telefoot. “Të gjithë donin të dinin se çfarë do të bëja. Ishte vendimi më i vështirë i karrierës time. Zgjova gruan në orën 3 të mëngjesit për të folur rreth kësaj çështjeje.”

Tani Griezmann premton se do të mundohet të bëjë më mirë se vitin e kaluar, megjithëse fitoi Europa League.

“Do të mundohemi të jemi më mirë në Champions League pasi vitin e kaluar nuk shkuam as në fazën e nokautit.

“Një pjesë e madhe e fajit ishte e imja pasi nuk kisha mentalitetin e duhur. Në kampionat, do të mundohemi të konkurrojmë Real dhe Barça-n", ta ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat