Giroud drejt transferimit te Besiktasi

Futboll

Giroud drejt transferimit te Besiktasi

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 16:25
Olivier Giroud

Olivier Giroud duket se nuk do të vazhdojë edhe gjatë të jetë pjesë e Chelseat.

Sulmuesi francez nuk është duke luajtur rregullisht me skuadrën londineze dhe mund të largohet në janar.

Kontrata aktuale e francezit me Chelsean skadon në verën e vitit 2019.

Giroud po pret rinovimin e kontratës, por deri më tani drejtuesit e klubit nuk i kanë ofruar një gjë të tillë.

Së fundmi në garë për francezin është futur skuadra e madhe turke Besiktas.

TRTSpor ka raportuar se drejtuesit e Besiktasit e dëshirojnë transferimin e francezit në afatin kalimtar të janarit.

Kampioni i shumëfishtë turk është gati të ofrojë rreth gjashtë milionë euro për transferimin e Giroudit në janar.

Për 32-vjeçarin është gati një kontratë për dy vite e gjysmë me pagë prej tre milionë eurove në stinor.

Giroud në anën tjetër po kërkohet edhe nga skuadra e madhe franceze, Olympique Marseille.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat