Griezmann tregon cili ishte vendimi më i vështirë për të në karrierë

Futboll

Griezmann tregon cili ishte vendimi më i vështirë për të në karrierë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 14:30
Antoine Griezmann

Sulmuesi francez ka pasur shumë oferta gjatë kësaj vere.

Antoine Griezmann është shpallur kampioni Botës me Francën këtë vit, por para Botërorit ai kishte marrë një prej vendimeve më të vështira të karrierës.

Kështu të paktën e cilëson vetë futbollisti, i cili i ka thënë jo Barcelonës dhe ka preferuar të qëndronte tek Atletico Madrid.

“Kam kaluar shumë net pa gjumë, madje e zgjoja edhe gruan në mes të natës për të biseduar në lidhje me këtë”, ka thënë Griezmann.

“T’i thosha jo Barcelonës, ka qenë vendimi më i vështirë në karrierë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat