Futbolli i Kosovës në zi, ndërron jetë futbollisti

Futboll

Futbolli i Kosovës në zi, ndërron jetë futbollisti

Nga: K. G. Më: 24 shtator 2018 Në ora: 18:06
Fidan Gashi

Futbolli i Kosovës në zi, ndërroi jetë ish futbollisti Fidan Gashi. Dashamirët e futbollit e më gjerë janë të pikëlluar me vdekjen  e Gashit.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit Fidan Gashi, ndaj në emrin tim, të KE të FFK-së dhe klubeve të futbollit Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta, familjes dhe klubit Drenica.

Kontributi i futbollistit Fidan Gashi ishte i çmueshëm, i cili gjatë tërë kohës, u shqua si një futbollist që premtonte shumë e mbi të gjitha një djalë korrekt dhe i respektuar ndër shokë. Ndaj, do të kujtohet gjithmonë me respekt, si një djalosh i shkëlqyer, punëtor i zellshëm, këmbëngulës dhe i dashur e i respektuar nga të gjithë.

Në këto momente të dhembjes jemi pranë jush, dhe ju lusim që këtë humbje e dhembje ta përballoni sa më lehtë”, shpreh pikëllimin Agim Ademi, president i FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat