Sa tituj ka fituar Reali në 10 sezonet e fundit në Spanjë?

Futboll

Sa tituj ka fituar Reali në 10 sezonet e fundit në Spanjë?

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 18:18
Në 10 sezonet e fundit sa tituj ka fituar Reali në Spanjë?

Në 10 sezonet e fundit Reali i Madridit ka fituar vetëm dy tituj të La Ligas. Por në të dy sezonet kur Los Blancos ngritën trofeun në kampionat kishte një statistikë të njëjtë domethënëse, fitimi i 13 pikëve pas 5 ndeshjeve të para të edicioneve respektive, 2016-2017 dhe 2011- 2012. Tashmë pas fitores së marrë ndaj Espanyolit, klubi mbretëror duket se është në rrugën e mbarë për të kënduar himnin e fitores në fund të sezonit, pasi Lopetegui sikundër Zidane dhe Mourinho numëron pikërisht 13 pikë pas 5 ndeshjeve të para.

Në fakt që nga implementimi i tre pikëve për fitore 23 vjet me parë ky është edicioni i dytë me startin më të mirë për klubin e Realit. Pavarësisht titujve të La Ligas të sipërpërmendur, madrilenët kanë arritur të grumbullojnë edhe herë të tjera 13 pikë në 5 ndeshjet e para, me Schuster në vitin 2007-08 kur sërish fituan La Ligan me 85 pikë, edhe pse me diferencë nga fitoret resptikve të fracnezit dhe portugezit me 93 dhe 100 pikë të grumbulluara në total. Gjithashtu 13 pikë pas 5 ndeshjeve Reali i shënonte edhe në 2013-14, me Ancelottin kur u renditën të tretët në tabelë më 87 pikë dhe në 2015-16, me Benítez.

Edhe pse Reali ka fituar katër nga 5 edicionet e fundit të Championsit sërish fitimi i La Ligas mbetet një prioritet për klubin mbretëror. Reali i sotëm numron 5 pikë më shumë se sezonin e shkuar nën drejtimin e Zidane. Edhe pse në këtë fazë të kampionatit është shumë herët për të dalë në konkluzione sërish fillimi i mbarë ka rezultuar të jetë gjysma e punës drejt titullit në kampionat, ndaj Lopetegui deri më tani është në rrugën e duhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat