Ky është futbollisti më i mirë në botë

Futboll

Ky është futbollisti më i mirë në botë

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 20:17
Çmimin e më të mirit nga vitit nga UEFA e fitoi Luka Modric pas një sezoni impresiv me Real Madridin dhe Kroacinë.

(E plotësuar) - Pas zgjedhjes së formacionit më të mirë të vitit, tani ka ardhur radha për çmimin kryesor të mbrëmjes.

Tani do të jepet çmimi për më të mirin e vitit nga FIFA, çmim i quajtur ndryshe si ”The Best”.

Dhe në këtë listë të nominuar janë Mohamed Salah, Luka Modric dhe Cristiano Ronaldo.

Image

Çmimin e më të mirit nga vitit nga UEFA e fitoi Luka Modric pas një sezoni impresiv me Real Madridin dhe Kroacinë.

FIFA, sonte, ka vendosur që këtë çmim ta ndajë për Luka Modric, mesfushorin e Real Madridit.

Image

FIFA bën të ditur 11-shen më të mirë të vitit

Ka filluar tashmë ceremonia e madhe e FIFA-s, ”The Best”.

Pas kompletimit të mysafirëve të ftuar, ka filluar ndarja e çmimeve nga FIFA.

Çmimet që janë ndarë deri më tani janë i golit më të mirë të vitit, trajnerit të të dyja kategorive, portierit më të mirë, tifozëve më të mirë dhe për ”Fair Play”.

Dhe tani është përzgjedhur edhe 11-shja më e mirë e vitit nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian.

Formacioni i vitit është ky: De Gea; Alves, Varane, Ramos, Marcelo; Modric, Kante; Hazard, Messi, Mbappe; Ronaldo.

Ky është trajneri dhe portieri më i mirë për vitin 2018

Njëri prej portierëve më të mirë në botë padyshim që ishte ai i Los Blancos dhe i Belgjikës.

Është Thibaut Courtois që e fiton këtë çmim për më të mirin e FIFA’s.

Ai e ka fituar çmimin si “portieri më i mirë” për paraqitjen e tij në Botëror në Rusia 2018 dhe me ish skuadrën e tij, Chelsea.

Ai ishte në garë më Hugo Lloris të Francës dhe Kasper Schmeichel.

Image

Ky është trajneri më i mirë për vitin 2018

FIFA ka zgjedhur trajnerin më të mirë për vitin 2018.

Tre të nominuar ishin, fituesi i për tri herë më radhë i Ligës së Kampionëve, Zinedine Zidane dhe Diedier Dechamps dhe Zlatko Dalic.

Ka fituar Didier Dechamps pasi që fitoi Botërorin me Francën në Rusi sivjet.

Ai ka falëndëruar federatën e Francës dhe familjen.

Image

Ceremonia e ndarjes se çmimit për më të mirët në futboll nga FIFA

Në Londër ka filluar ndarja e çmimeve për më të mirët në FIFA.

Ceremonia e ndarjes se çmimit për më të mirët në futboll nga FIFACeremonia për ndarjen e më të mirëve të FIFA’s është duke u mbajtur sot në Royal Festival Hall në Londër dhe është paraparë që të filloi nga ora 19:30.

I madhi dhe shumë i talentuari Idris Elba rikthehet për ta prezantuar ceremoninë pasi që e kishte bërë këtë edhe në ceremoninë e vitit të kaluar dhe atij i është bashkuar edhe gazetarja e njohur franceze, Anne-Laure Bonnet. 

Këtu është linku ‘live” ku mund ta shikoni këtë ndarje.


 
Për ta ndjekur ceremoninë në Zvicër, klikoni në këtë link:
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat