Kriza e Romës, Di Francesco rrezikon shkarkimin

Futboll

Kriza e Romës, Di Francesco rrezikon shkarkimin

Më: 24 shtator 2018 Në ora: 20:29
Di Francesco

Klubi romak po kalon në një periudhë shumë të vështirë në këtë fillim të sezonit.

Start tejet i dobët i sezonit për Romën, që ka grumbulluar vetëm pesë pikë në pesë takimet e para, shto këtu edhe tri humbje radhazi mes kampionatit dhe Ligës së Kampionëve nuk përsëriteshin që nga viti 2013.

Dështimi i fundit i verdhekuqve erdhi dje ndaj Bolognës, ku skuadra e Eusebio Di Francescos u mposht me rezultatin 2-0, në një sfidë ku nuk treguan thuajse asgjë.

Gjithsesi e ardhmja e trajnerit është vënë në diskutim tashmë dhe e mërkura do të jetë testi i të vërtetës për të ardhmen e Di Francescos, pasi një tjetër rezultat negativ ndaj Frosinones, do të pasohej me shkarkimin e menjëhershëm të tij.

Drejtuesit e Romës kanë filluar kontaktet tashmë me trajnerë të tjerë, për të mos u gjetur pa alternativa, ndërsa kandidatët për të zënë vendin e Di Francescos në rast të një shkarkimi të mundshëm, janë Antonio Conte, Paulo Sousa, Laurent Blanc dhe Vincenzo Montella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat