Modric: Kurrë nuk e kam parë veten larg nga Real Madridi

Futboll

Modric: Kurrë nuk e kam parë veten larg nga Real Madridi

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 13:10
Luka Modric

Luka Modric, që u shpall mbrëmë nga FIFA si lojtari më i mirë i vitit, i intervistuar nga mediat spanjolle është kthyer te zërat e merkatos së verës, që e shihnin atë të lidhur me një transferim të mundshëm tek Interi.

“Mendimet e mia gjithmonë kanë qenë të njëjta, kurrë nuk e kam parë veten larg nga Real Madridi”, tha fillimisht Modric.

“Do të doja ta mbyllja karrierën time te Real Madridi, por ne duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, – nënvizoi mesfushori kroat. – Është një klub shumë i kërkuar, ju duhet të gjykoni ngadalë, vit pas viti, varësisht se si luani, se si është performanca juaj”.

Dy fjalë edhe për rinovimin e kontratës. “Nuk po flasim për këtë dhe, për fat të keq për mua, Florentino nuk është në të njëjtin aeroplan”, – tha me buzëqeshje Modric.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat