Barcelona apelon kartonin e kuq të Lenglet

Futboll

Barcelona apelon kartonin e kuq të Lenglet

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 14:22
Clement Lengle

Klubi katalanas ka reaguar ashpër për përjashtimin e mbrojtësit në ndeshjen e fundjavës.

Barcelona është dashur që të luajë me 10 futbollistë që nga minua e 35-të e takimit me Gironan të dielën, sfidë kjo që u mbyll në barazim 2-2.

Ishte mbrojtësi Clement Lenglet ai i cili u përjashtua me karton të kuq direkt pasi gjyqtari Gil Manzano u konsultua me VAR-in.

Ndonëse në xhirim dukej se ndërhyrja e mbrojtësit ishte e paqëllimshme gjyqtari e largoi nga fusha Lenglet.

Tani Barcelona ka vendosur ta apelojë vendimin për suspendim, në mënyrë që Lenglet të luajë duke filluar që nga java tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat