Chelsea në shitje!?

Futboll

Chelsea në shitje!?

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 17:19
Chelsea në shitje!?

Është fakt që pas 15 vitesh epoka e Roman Abramovich te Chelsea është drejt përfundimit. Flitet prej kohësh se manjati rus ka nxjerrë në shitje klubin e tij, por tashmë gjërat sa vijnë dhe po bëhen më konkrete. Sipas Bloomberg, 51-vjeçari ka kërkuar ndihmën e një kompanie amerikane, Raine Group LLC, me bazë në New York, për të bërë të mundur shitjen e Chelseas. Abramovich ka hedhur poshtë disa oferta, ku më e larta ka qenë 2.3 miliardë funde. Çmimi i kërkuar nga rusi, i cili erdhi në krye të klubit londinez teksa ishte në prag të falimentimit në 2003, është rreth 3.3 miliardë euro. Që nga ardhja e Abramovich në klub, Chelsea ka fituar 5 tituj Premier League, 5 FA Cup, 3 Kupat e Ligës. Ai gjithashtu ka pasur sukses edhe në kupat evropiane, duke fituar një herë Champions League dhe Europa League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat