Isco i mungon një muaj Realit

Futboll

Isco i mungon një muaj Realit

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 17:29
Isco i mungon një muaj Realit

Real Madridi humbë për një muaj Iscon. Në fakt në bëhet fjalë për ndonjë lëndim të pësuar në fushën e blertë, në stërvitje apo ndeshje zyrtare, por për një problem shëndetësor që nuk ka lidhje me futbollin.

Gjatë seancës stërvitore të kësaj të marte, futbollisti spanjoll ka ndier dhimbje të forta në fund të barkut dhe sipas ekzaminimeve kryera nga mjekët bëhet fjalë për një apendicit akut, që ka nevojë për ndërhyrje të shpejtë kirurgjikale.

Sipas shtypit spanjoll mesfushori pritet të mungojë rreth një muaj, por pritet të jetë në El Clasico e datës 28 tetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat