“Nana” e futbollit që ka më shumë “Topa të Artë” se Messi e Ronaldo

Futboll

“Nana” e futbollit që ka më shumë “Topa të Artë” se Messi e Ronaldo

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 18:08
Marta është shpallur gjashtë herë futbollistja më e mirë në botë, duke lënë mbrapa Messin e Ronaldon me nga pesë.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë bërë ligjin në futboll në 10 vitet e fundit.

Por ata kanë qenë më të mirët vetëm në konkurrencën me meshkujt.

Në konkurrencën e femrave, futbollistja braziliane, Marta e ka bërë ligjin në futboll.

Ajo është shpallur gjashtë herë futbollistja më e mirë në botë, duke lënë mbrapa Messin e Ronaldon me nga pesë.

Nga tri herë këtë çmim e kanë fituar Zidane, Ronaldo (fenomeni) dhe Birgit Prinz (futbolliste gjermane).

Marta është 32 vjeçare dhe në 492 paraqitje ka shënuar 485 gola në karrierën e saj profesionale me Brazilin dhe disa klube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat