Bayerni barazon në derbin e Bavarisë me Augsburgun

Futboll

Bayerni barazon në derbin e Bavarisë me Augsburgun

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 22:45
Foto nga ndeshja

Bayern Munich ka barazuar në derbin lokal ndaj Augsburg me rezultat 1-1.

Vendasit edhe pse sulmuan nuk arritën të shënojnë në pjesën e parë, ndërsa trajneri Niko Kovac kishte vendosur në sulm disa lojtarë që kanë luajtur më pak.

Muller rrezikoi i pari që në fillim të ndeshjes, por pa sukses.

Pas tij provoi dy herë Renato Sanchez dhe pas tij edhe Sandro Werner e Serge Gnarby.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë.

Me të filluar pjesa e dytë erdhi goli Serge Gnabry asiston për Arjen Robbenin i cili shënon për 1-0 në minutën e 48-të.

Pas tij edhe Sanches provoi, por nuk arriti të shënojë.

Kur pritej fitoja e Bayer Munich në skenë doli Felix Gotze që shënoi për 1-1.

Bayern ka deri më tani 13 pikë dhe mbetet lider.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat