Interi arrin fitoren e dytë me radhë në kampionat, mposht Fiorentinën në Meaza

Futboll

Interi arrin fitoren e dytë me radhë në kampionat, mposht Fiorentinën në Meaza

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 23:13
Foto nga ndeshja

Interi ka arritur të shënojë fitore si vendas me Fiorentinën duke e mposhtur me rezultat 2-1.

Ndeshja filloi me të dy skuadrat që analizonin njëra tjetrën, por mysafirët përfituan nga një huti i mbrojtjes ku Mirallas gjuajti bukur, por nuk shënoi.

Interi u kundërpërgjigj me Candrevan që gjuan bukur, por goditja e tij shkoi mbi portë.

Pas tij provoi edhe Ivan Perisic, por pa sukses.

Rasti më të mirë për mysafirët e kishte sulmuesi Simeone në minutën e 32-të, ku i vetëm me Handanovicin, gjuajti në duart e tij.

Kur pritje që pjesa e parë të mbyllej pa gola, Interi fitoi një penallti.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Mauro Icardi, që është goli i tij i parë sezonal në Serie A.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Fiorentinën, që renditen rastet te prota e Handanovic.

Zhvillohej minuta e 55-të, kur Federico Chiesa gjuan bukurm e topi devijohet nga mbrojtja vendase për të përfunduar në rrjetë (1-1).

Por Interi në minutën e 77-të e ktheu epërsinë.

Një aksion i bukur i ndërtuar nga Icard – D’Ambrosio, solli golin.

Mbrojtësi pranoi një top në zonë dhe shënoi për 2-1.

Fiorentina tentoi të sulmojë, por vetëm la hapësira prapa, duke bërë që Interit të rrezikojë disa herë.

Pas kësaj fitoreje Interi ka 10 pikë, pesë më pak se lideri Juventus që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat