Spalletti: Ishte penallti, Interi e meritoi fitoren

Futboll

Spalletti: Ishte penallti, Interi e meritoi fitoren

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 00:20
Luciano Spalletti

Ka pasur ankesa të mëdha të Fiorentinës, për penalltinë e dhënë ndaj Inrerit, por trajneri zikaltër, Luciano Spalletti, ka thënë se ajo ishte penallti dhe se skuadra e tij fitoi me meritë.

Pas ndeshjes trajneri i Fiorentinës, Stefano Pioli dhe drejtori Giancarlo Antognoni, kishin ankesa për penallti.

Ndeshja u mbyll 2-1 në të mirë të Interit.

“Ishte penallti. Ua tregoj një kundër Udineses sezonin e shkuar, por edhe penalltinë ndaj Parmas. Është një krah i hapur që nuk e lejon topin të funtet në portë, brenda gjashtë-metërshit”.

“Është penallti. Asnjë argument”, tha Spalletti dukshëm i irrituar.

“Unë isha i qetë kur këto gjëra ndodhnin kundër nesh, por tani që në morën në një penallti, mos u përpiqni ta largoni këtë nga unë”.

“Unë i them mirë Fiorentinës, ju lumtë për një paraqitje të mirë, por asgjë më shumë se kaq, për shkak se Inter fitoi dhe meritonte të fitonte. Ata shënuan me pak fat, pasi topi mori një devijim të madh”, ka thënë Spalletti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat