Roma synon ri rikthehet fitores

Futboll

Roma synon ri rikthehet fitores

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 09:24
Roma

Roma ka humbur tre dhe barazuar dy nga pesë ndeshjet e fundit në të gjitha veprimtaritë dhe ka pësuar të paktën dy gola në këto sfida, duke treguar probleme serioze në prapavijë.

Të besuarit e Di Francesco kanë fituar vetëm një ndeshje në këtë kampionat, në javën e parë, megjithatë nuk ka humbur asnjë nga pesë ndeshjet e fundit në shtëpi, duke barazuar 3 dhe fituar 2 prej tyre.

Në dhjetë ndeshjet e fundit në “Olimpico”, Roma ka pësuar vetëm një humbje, duke shënuar më shumë se një gol në shtatë nga këto dhjetë ndeshje.

Frosinone ka marrë një pikë në pesë ndeshje të luajtura në këtë sezon dhe duke llogaritur kampionatin e kaluar kjo skuadër nuk ka fituar asnjë nga dhjetë ndeshjet e fundit. Për më tepër është e vetmja skuadër në këtë edicion të Serie A që nuk e ka gjetur ende golin e parë.

Qendërsulmuesi kryesor i Roma, Edin Dzeko, e ka nisur kampionatin me një gol dhe dy asiste. Roma ka luajtur dy herë kundër Fronisione, duke i fituar të dy ndeshje, ndërsa në total e ka golaverazhin 5-1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat