Si vlerësohen shqiptarët në Itali?

Futboll

Si vlerësohen shqiptarët në Itali?

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 10:20
Ledian Memushaj

Emanuele Ndoj dhe Ledian Memushaj, kanë qenë titullar në ndeshjet e radhës të Serisë B me skuadrat respektive. Kështu mesfushori Ndoj u aktivizua me Brescian për 90 minuta, duke bërë paraqitje pozitive në sfidën kundër Palermos. Takimi u mbyll me rezultatin 2:1 për Brescian që mori tre pikë të rëndësishme në kampionat, ndërsa Emanuele Ndoj ka bërë paraqitje të mirë, duke u vlerësuar pozitivisht nga mediat italiane. “Është shumë intensiv dhe dinamik në mesin e fushës. Rrezikon shumë në pjesën e parë të lojës”-shkruan Tuttomercatoweb, duke vlerësuar kështu performancën e futbollistit shqiptar me notën 6.5.

Po me këtë vlerësim janë dhe disa media të tjera italiane, që kanë parë paraqitjen pozitive të mesfushorit kuqezi me klubin e tij në Serinë B mbrëmjen e së martës. Edhe për Ledian Memushaj ka qenë një mbrëmje pozitive, madje me fat për mesfushorin, i cili u bë protagonist në fitoren e Pescara ndaj Crotone.

Në minutën 19` të takimit, Memushaj jep asistin e golit të parë, i cili shënohet nga Mancuso. Por jo vetëm kaq, pasi mesfushori kuqezi isht aktiv gjatë gjithë takimit dhe bëri paraqitje të mirë duke ndalur shumë nga aksionet e kundërshtarëve. Për këtë arsye ai ka marrë vlerësim pozitiv, si një nga futbollistët më të mirë të takimit, përfshi dhe autorin e dy golave, Mancuso.

“Përfaqësues i shkollës së vjetër. Ai lufton si një luan dhe gjuan çdo top të mundshëm, ndihmon shumë në golin e parë të Mancuso”-shkruan Tuttocalionews.it. Me fitoren ndaj Crotone, skuadra e Memushaj, Pescara ngjitet në kuotën e 11 pikëve duke mbajtur vendin e dytë në kampionat, sakq Brescia e Emanuele Ndojit ngjitet në kuotën e 6 pikëve, duke marrë vendin e tetë në Serinë B.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat