Rekordi i Messit

Futboll

Rekordi i Messit

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 11:03
Rekordi i Messit

Barcelona luan në “Butarque”. Do të zbresë në orën 20:00 në fushën e blertë, në një ndeshje të komplikuar, edhe pse Leganes është skuadra e vendit të fundit në La Liga. Edhe pse rrotacionet janë të paevitueshme në kushtet e një kalendari të ngjeshur, ai që duket i sigurt në ekipin titullar katalanas është Lionel Messi, ylli i Barcelonës, i evidentuar si një nga mungesat e mëdha në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të më të mirëve të FIFA-s, të hënën, në Londër.

Katalanasja “Sport” e hap numrin e sotëm duke kujtuar se këtë mbrëmje “është ndeshja e 700-të e Messit me fanellën e Barcelonës”, me qëllim të vendosjes së presionit mbi Real Madridin, i cili ka humbur Iscon për “provimin” kundër Sevilla. “Mundo Deportivo” tregon nga ana e vet se “rikthehen më të mirët”, por mund të ketë edhe rrotacion, me një Lionel Messi, i cili ka shënuar shtatë gola kundër Leganes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat