Për çfarë arsye udhëtuan në Zurich?

Futboll

Për çfarë arsye udhëtuan në Zurich?

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 11:32
Agim Ademi bashkë me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu kanë udhëtuar për në Zurich

Me ftesë të presidentit të FIFA-s Gianni Infantino, sot presidenti Agim Ademi bashkë me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu  kanë udhëtuar për në Zurich, për takim me të parin e shtëpisë botërore të futbollit. Takimi do të zhvillohet nesër më 27 shtator në selinë e FIFA-s dhe fillon nga ora 13.30. Para nisjes nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”, presidenti Ademi tha se ftesa nga i pari i FIFA-s është shumë domethënëse për mua dhe FFK-në, pasi shpreh respektin dhe mbështetjen që FIFA e ka për neve. Ndaj unë bashkë me sekretarin Salihu do të shfrytëzojmë rastin ta falënderojmë për mbështetje dhe njëherësh do të kërkojmë përkrahje edhe më të madhe përmes projekteve për zhvillimin dhe përparimin e mëtutjeshëm të futbollit në Kosovë, duke marrë për bazë nevojat tona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat