Mourinho për Pogban: Nuk do të jetë më kapiten i Manchester United

Futboll

Mourinho për Pogban: Nuk do të jetë më kapiten i Manchester United

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 13:12
Mourinho dhe Pogba

Nuk kanë të ndalur telashet në skuadrën nga Old Trafford.

Sikur mos të mjaftonte starti i dobët i sezonit dhe eliminimi i mbrëmshëm nga Carabao Cup, ku humbën në penallti nga Derby County, “Djajtë e Kuq”, kanë edhe telashe të brendshme.

Akuzat e disa ditëve më parë të Paul Pogbas për mënyrën sesi po luan skuadra, i kanë kushtuar rëndë francezit. Jose Mourinho ka vendosur t’ia heq shiritin e kapitenit mesfushorit dhe këtë e ka konfirmuar vetë “The Special One”.

“Nuk kam asnjë problem me Pogban”, ka thënë Mourinho.

“E vetmja e vërtetë këtu është që unë i kam thënë se nuk do të jetë më ai kapiteni”.

“Nuk është as hakmarrje e as ndonjë problem, pasi unë kam qenë ai që e kam zgjedhur për kapiten dhe tani jam unë që ia heq këtë të drejtë”, ka theksuar portugezi.

Marrëdhëniet mes të dyve ka kohë që nuk janë të mira dhe Pogba gjatë verës kishte insistuar të largohej nga United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat