Durmishi: Do të kthehem më i fortë

Futboll

Durmishi: Do të kthehem më i fortë

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 18:29
Durmishi: Do të kthehem më i fortë

Shqiptari Riza Durmishi u largua nga fusha në minutën e 18-të për shkak të një lëndimit.  Skuadra e tij, Lazio, pësoi humbje me rezultat 4:1 në Frankfurt nga Eintrachti, në ndeshjen e vlefshme të Europa League në futboll. Përveç humbjes si skuadër, Lazio ka humbur edhe shërbimet e mbrojtësit shqiptar. Durmishi ka pësuar një lëndim të dorës apo më saktë krahut të tij për shkak të një përplasje me Danny da Costa të enjten mbrëma.  “Gjithmonë mbështetuni te Zoti. Përpara Lazio! Do të kthehem më i fortë”, ka shkruar Durmishi në Instagram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat