Dybala e synon transferimin në Real Madrid

Futboll

Dybala e synon transferimin në Real Madrid

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 09:19
Paulo Dybala

Paulo Dybala i Juventusit synon të transferohet në Real Madrid pasi që është i gatshëm ta braktisë “Zonjën e vjetër”, sipas Don Balon.

Mediumi spanjoll pohon se ylli argjentinas është i interesuar t’i bashkohet gjigantit Real Madrid.

Me ardhjen e Cristiano Ronaldos në verë, Dybala është i hapur të largohet qysh në janar nëse kalimi i tij në Real Madrid mund të ndodhë.

Dybala shihet si përgjigja e duhur ndaj formës së dobët të madrilenëve sidomos para portës, pasi skuadra e Julen Lopeteguin ka katër ndeshje që nuk shënon gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat