Pas incidentit të djeshëm, Bylbyl Sokoli mungon në stërvitjen e sotme për Llapin

Futboll

Pas incidentit të djeshëm, Bylbyl Sokoli mungon në stërvitjen e sotme për Llapin

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 11:55
Bylbyl Sokoli

Trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli është sulmuar dje para banesës së tij në Prishtinë.

E gjithë kjo erdhi pas humbjes së Llapit nga Prishtina në ”Fadil Vokrri” me rezultat, 1-2.

Sokolit menjëherë iu ofrua trajtim mjekësor, dhe më pas ai u lirua nga spitali.

Tani, burime të medias zbulojnë se Sokoli ka munguar në seancën e sotme stërvitore shkaku i incidentit të djeshëm.

Megjithatë, gjendja e trajnerit të mirënjohur kosovar është përmirësuar dhe se ai ditëve të ardhshme ai do t’i bashkohet grupit.

Me humbjen e djeshme nga Pristina, Llapi mbetet në vendin e tretë me 16 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat